1. Peridontologji jokirurgjikale

Disiplina e cila konsiston nё kurimin dhe trajtimin e indeve tё buta tё gojёs e njohur si gingivat apo “mishrave te gojёs” Falë përdorimit sistematik dhe të kombinuar të mikroskopit kirurgjikal dhe Periomate (pajisje qe përdoret në trajtimin e xhepave periodontale dhe ne trajtimet e peri-implantiteve. Spray ultrafinor i ujit tё Perio-Mate sёbashku me pudren Perio-Mate me bazë glicine bёn zhdukjen e biofilmit në xhepat peridontale në vetëm 20 sekonda). Në fakt, shpesh është e mundur të trajtohet parodontiti pa përdorur kirurgji. Mikroskopi na lejon të trajtojmë rrënjët dhe të shmangim hapjen kirurgjike të mishit të dhëmbëve, ndërsa Periomate bën të mundur eliminimin e baktereve patogjene, edhe në zona që nuk mund të arrihen me produkte farmakologjike.


2. Dentistri konservative

E njohur ndryshe si “mbushja e dhёmbёve” . Një disiplinë që stomatologjia ka për të ofruar në një qasje të integruar ndërdisiplinore për të arritur shëndetin optimal të dhëmbëve, funksionin dhe estetikën për pacientët tanë. Është e specializuar në trajtimin e dhëmbëve të prishur. Procedurat për heqjen e prishjes dhe mbylljes së kavitetit që rezultojnë nga përkeqësimi i smaltit dhe dentinës së prishur, nëpërmjet përdorimit të materialeve speciale të mbushjes , instrumentave dhe teknologjive me te mira japoneze.


3. Endodonci

Trajtimet dentare endodontike ose 'trajtimet e kanalit tё rrёnjёs' përfshijnë trajtimin e sëmundjes ose dëmtimin e pulpës dentare ose ‘’nervit të dhëmbit'’. Në klinikën tonë ne ju sigurojmë devitalizimin e përsosur, dezinfektimin dhe mbushjen e kanalit te rrenjes përgjatë gjithë gjatësisë së tij me teknologjinë më të fundit duke përfshirë Mikroskopin kirurgjikal (që na mundëson të bëjmë by-pass, të heqim instrumentet e thyera, për të na siguruar pastërtinë e përsosur (e cila na siguron trajtimin e përsosur), Apex Locator (i cili na mundëson të gjejmë gjatësinë korrekte dhe të saktë të kanalit rrënjësor) dhe një teknikë moderne të mbushjes së kanalit te rrenjes.


4. Protetike

Kjo degё konsiston nё zёvendёsimin e mungesave dhёmbore dhe rehabilitimin e sistemit dhёmbor sёbashku me indet e buta tё gojёs. Nё protetiken moderne nё ditёt e sotme bёhet zёvendesimi I mungesave tё dhёmbёve nёpёrmjet kurorave dhe urave fikse me anё tё ngjitjes sё pёrhershme . Materialet e pёrdorura listohen nё top listen botёrore pёr nga cilёsia dhe kjo garanton punimet tona protetikore ndёr vite. Prodhimi I tyre konsiston nё njё sistem tё kompjuterizuar dhe robotik I quajtur Cad-Cam , I cili garanton si shpejtёsine e prodhimit tё tyre , si pёrafёrmin me nayrёn aq sa dhёmbёt protetikore tё vendosur ngjajme komplet natyral .

5.Kirurgji

• Sinus Lift

- Major Lifting Maxillary Sinus ose "Ngritje e Sinusit Maxillar", është një teknikë kirurgjikale që përdor kavitetin e sinusit maxillular për të futur materiale biologjike osteo integruese me qëllim të shtimit të lartësise së kockes ne nivel te dhemballeve dhe paradhemballeve.

Shpesh, për shkak të hipertrofisë së sinusit ose të rezorbimit të kockes si pasoje e infeksioneve ose heqjes traumatike te dhembeve, vëllimi i saj në zonën maksilare të pasme nuk është e mjaftueshme për vendosjen nje implanti . Në këtë rast, Sinus Lift është standard për rindërtimin e kockes dhe ka një shkallë më të lartë të suksesit sesa çdo kirurgji tjetër me të njëjtin qëllim.


• Abces I dhembit

- mund të rezultojë në formimin e infeksionit që mund të jetë i dhimbshëm dhe të ndërhyjë në rutinën e përditshme. Në rastet më serioze, trajtimi përfshin prerjen dhe kullimin e abscesit. Mos u shqetësoni që kjo procedurë është pothuajse pa dhimbje (nën anestezi lokale).


• Dhëmballet e Pjekurise

- Ka disa pasoja që rrjedhin nga dhëmballet e pjekurise. Më të zakonshmet janë lezione kariesi dhe perikoronariti; një inflamacion akut i indit gingival rrethues që shkakton edemë, e cila mund të jetë e dhimbshme dhe në disa raste shkakton trismus . Për keto arsye zbatohet ekstraksioni (heqja) e tyre.


6. Implantologjia

Implantet dentare ose ndryshe te quajtura “dhёmbёt me mbjellje” janё disa rrёnjё artificiale prej titanium tё cilat zёvendёsojne dhёmbёt natyrale tё humbur. Kjo ёshtё njё nga metodat mё efikase tё zёvendёsimit tё dhёmbёve nё mёnyrё komplet fikse dhe sa mё natyrale duke I rikthyer pacientёve tanё buzёqeshjen dhe duke I rritur cilesinё e jetёs.


~ Flapless ёshtё ajo teknike kirurgjikale qё na lejon tё vendosim implantin dentar pa kryer asnjё operacion, pёrmes mukozёs orale.ёshtё njё procedurё e cila kryhet shumё shpejt (60 sekonda) dhe garanton pacientit mungesё tё dhimbjes si gjatё procedurёs por edhe mё pas . ёshtё e quajtur ndryshe “Kirurgjia pa dhimbje”


7. Pedodonti

Pjesё e dentistrisё qё merret me kurimin e dhёmbёve tё fёmijёve , degё e cila nё klinikёn tone ka shumё pёrparёsi . Ёshtё mjaft e rёndёsishme pёr ne qё edukimi dhe trajtimi I dhёmbёve tё fёmijёve tё fillojё qё nё shfaqjen e dhёmbёve tё pёrkohshme.

Pёr kёtё qёllim pjesё e ambjenteve tё klinikёs sonё ёshtё salla e ofrimit tё shёrbimeve enkas pёr fёmijё . Perpiqemi tё sensibilizojmё prindёrit pёr rolin e rёndёsisshёm qё dhёmbёt e qumёshtit luajne nё eruptimin (daljen) e dhёmbёve tё pёrhershme dhe edukimin pёr mirёmbajtjen nё vazhdim tё tyre.

Qasja e fёmijёve nё ambjentet e klinikes arrihet nёpёrmjet futjes nё pёrdorim tё solucioneve mini-invazive tё cilat kane si qёllim zbutjen dhe eleminimin e masёs karioze duke evituar pёrdorimin e anestezize lokale (shpimit me gjilpёrё) dhe frezave te ndryshme . Kjo garanton qё frika e fёmijёs nga dentisti tё zhduket gradualisht.


8. Estetika dentare

Ka të bëjë me trajtimin e individualizuar. Ne shikojmë problemin tuaj dentar dhe sigurojmë zgjidhjen optimale për shëndetin dhe funksionin tuaj dentar, ndërsa në të njëjtën kohë arrijmë një pamje të bukur dhe natyrore. Qëllimi ynë është rikrijimi i dhëmbëve tuaj, sikur te mos kishit patur kurre probleme dentare, dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve te ishin në gjendjen e tyre ideale.

Ajo që është më e rëndësishme gjatë trajtimit tonë është komunikimi me pacientët tanë dhe kuptimi i nevojave të tyre. Me teknikën e sistemit Mock-Up, pacientet tane shikojne rezultatin perfundimtar akoma pa nisur punen.

Ne sigurojme trajtimin më të mirë duke përdorur materialet ekselente të tillë si Litium Disilicate (EMAX), Qeramike Feldspatike sipas protokolleve te prof. Pascal Magne.