1 - Si behet edukimi I vazhdueshem I stafit tuaj per teknikat dhe materialet me bashkekohore?

Struktura jone menaxhon dhe nje qender kursesh dentistrie “Italian Dental Education”e cila merret me trajnimin e dentisteve shqiptare ku si lektore ka perqafuar prane vetes kerkues shkencor nderkombetar.Une duke qene pjese e stafit tazhornohem prane kokave te dentistrise me me te rejat e fundit duke riformatuar cdo here protokollet e punes qe une ndjek. Krahas azhornimeve mjekesore vlen per tu permendur dhe azhornimet e herepashershme qe pjesa tjeter e stafit jomjekesor trajnohet ne kuadrin e “sjelljeve dhe psikologjisjes se pacientit”. Perpiqemi dita dites te permiresojme cilesine tone ne sherbimin qe ofrojme! 

2 - Ne cilen moshe femija im duhet te vizohet per here te pare nga dentisti?

Fëmijët per here të parë tek dentisti shkojne në moshën një vjeçare. Për të filluar, fëmijët zakonisht shoqërojnë prindërit në një nga vizitat e tyre, thjesht për t'u njohur me ne. Ne i lejojmë ata të shohin kliniken, te ngasin lart e poshtë poltronen e dentistit, dhe u japin atyre një shperblim që të shkojnë në shtëpi me një kujtim të lumtur. Kjo ben qe at ate ndihen rehat dhe mund te rikthehen tek ne pa frike.

3 - Si mund te zbardhim dhembet pa I demtuar ato?

Zbardhimi i  dhembeve rekomandohet ne rastet kur forma dhe shendeti I dhembeve jane optimale. Zbardhuesit e dhembeve ndahen ne dy kategori: per perdorim shtepiak dhe profesional. Ne rekomandojme pacientet tane qe te perdorin zbardhues profesionale pasi reziku i demtimit te dhembeve minimizohet per dy arsye: produkti i zgjedhur nga dentisti eshte I certifikuar per perdorim mjekesor ndaj dhe shume I sigurte…se dyti sepse trajtimi I zbardhimit kryhet nga nje profesionist ne ambjent klinike dhe jo nga nje jo  profesionist ne kushte shtepie. 

4 - Mishrat e mi rrjedhin gjak gjate larjes se dhembeve . Ka dicka per tu shqetesuar?

Gingivat ose mishrat e dhembeve per te qene te shendetshme duhet te jene gjithmone me ngjyre roze, jo te enjtura dhe apsolutisht nuk duhet te gjakosen. Gjakosja eshte nje shenje e qarte qe dicka nuk shkon dhe mund te jene hapat e para te nje parodontoze (semundja e mishrave te dhembeve) e cila e kapur ne kohe mund te arrije te permiresohet ose dhe te kurohet. Gjithsesi keni nevoje te beni nje vizite ne nje dentist parodontolog.

5 - Une pastroj dhembet cdo dite , por frymemarrja ime mban ere te rende. Cfare mund te bej per te eleminuar kete gje?

Era e keqe nga goja ose e njohur ndryshe si halitosis ka shume arsye nga se mund te vije, gjithsesi ndahen ne dy grupe te medha: shkaqe lokale pra nga goja ose nga stomaku. Kjo e dyta duhet pare nga nje dietolog pasi mund te shkaktohet nga ushqime te ndryshme nga te cilat ju mund te jeni intolerant ose nga perdorimi i shpeshte i duhanit dhe i  alkoolit. Nder fakoret orale, ose ndryshe e thene faktoret e lidhur me gojen, arsyet e hialitosis mund te jene: teknika jo e duhur e furcimit, prezenca e xhapave parodontale si dhe dhembet e kariur.

Ne te dyja rastet ju nevojitet prezenca e specialistit per te zgjidhur problemin tuaj.

6 - Cfare eshte flapless-i?

Flapless eshte nje teknike miniinvazive qe ne perdorim ne implantimet dentare ose ndryshe e thene per te vendosur dhembet me mbjellje. Ndryshe nga teknika tradicionale e cila eshte nje operacion I mirefillte dhe kerkon kushtet e nje operacioni te vertete, me flapless arrihet te vendoset implanti pa operacion, nepermjet mukozes se gojes. Pacienti nuk ka dhimbje as ne momentin e vendosjes se implantit dhe as me pas dhe nuk ka nevoje te ndjeki nje kujdes te vecante post operator si zakonisht por I rikthehet jetes normale sikur asgje ka ndodhur.

7 - Jam nje nene e nje femije autik . Dhembet e tij sa vijne e perkeqesohen sepse nuk I lan dot dhe as nuk mund tja kurojme pasi asnje dentist nuk e merr persiper . Si arrini te trajtoni nje femije te tille?

Eshte e vertete qe keta paciente nuk bashkepunojne me dentistin ndaj dhe kurimi I tyre kthehet I veshtire ose I pamundur. Ne ofrojme mundesi spitalore per ta duke I kuruar ne gjume dhe pasi te zgjohen nuk do perceptojne asnj lloj dhimbje apo diskomforti. Kemi zgjedhur enkas ekipet me te mira te mjekeve anestezist/ reanimator si dhe preparatet me te mira dhe me cilesore ne tregun boteror per anestezine gjenerale te ketyre femijeve me nevoja te vecanta. Perpiqemi qe tere kurimet e nevojshme ti mbyllim Brenda nje séance te vetme qe femijes most i nevojitet qe te beje kete procedure per cdo dhemb port e pakten eshte I garantuar per nje fare kohe qe nuk do kete as dhimbje dhe as problem ne te ushqyer.

8 - Cfare mund te bej une ne rast se kam nje urgjence dhe klinika juaj eshte e mbyllur?

Eshte e vertete qe klinika ka nje orar pune dhe me pas mbyll por kjo nuk do te thote qe ne nuk I pergjigjemi urgjencave te pacienteve tane. Nr I kontaktit te klinikes eshte 24 ore I hapur dhe ne sherbim te pacienteve tane. Kurdohere qe ata kane nje shqetesim urgjent mund te telefonojne ne ate numer telefoni dhe personi I stafit qe I pergjigjet ne varesi te situates ose e keshillon ose organizon nje ekip urgjent I cili hap kliniken dhe I pergjigjet nevojave te urgjences se pacientit. 

9 - Kam degjuar qe shpesh Hepatiti B dhe HIV merret nga dentisti. Si arrini ju te garantoni sigurine e shendetit te pacienteve tuaj?

Eshte shume e vertete ajo qe keni degjuar, mundesite me te medha qe ju mund te infektoheni me virusin HIV apo Hepatitin B jane tek dentisti dhe tek parrukieri (perfshire berberi). Kjo sepse ne keto vende ku ofrohen keto sherbime perdoren instrument ate mprehte te cilet mund te kalojne shume thjeshte virusin nga nje person ne tjetrin. Per te evituar kete problem shume konkret por dhe shume serioz njekohesisht, ne kliniken tone perdorim disa protokolle shume te sakta. Cdo instrument I perdorur tek nje pacient pas punes kalon ne nje pajisje e cila quhet autoklave dhe ben sterilizimin e instrumentave. Sterilizimi (jo dizifektimi) eshte I vetmi process I cili garanton mos prezencen e baktereve apo  viruseve ne instrumentat tane. Klinika jone disponon autoklava te klasit B (te vetmet te miratuara dhe te testuara qe bejne nje sterilizim te sigurte) si dhe nje protokoll sigurie te larte per sa I perket kontaminimeve. Gjithashtu gjithmone per te pasur nje siguri sa me te larte te pacinteve tane ne perdorim shpesh dhe instrumenta me nje perdorim te cilet me pas asgjesohen me mbetjet special spitalore.

10 - Jam mbartese e Hepatit B. Ne klinikat e ndryshme ku e kam deklaruar jam ndjere e paragjykuar dhe nuk kam marre sherbimin dentar.  A merrni persiper te me kuroni?

Se pari ju ftoj te vini pa asnje paragjykim pasi do ju kurojme patjeter. Ne kliniken tone kemi dy protokolle shume strikte per sa I perket ketyre problematikave. Cdo informacion I dhene qofte me goje, qofte I shkruar ne anamneze eshte subjekt sekreti profesional ndaj ndihuni e lirshme te tregoni problematikat tuaja shendetesore pasi as nuk do paragjykoheni dhe as do ju dali ky informacion jashte klinikes sone. Gjithashtu ju bej me dije qe shume paciente tanet ndoshta nuk jane ne dijeni fare qe mund te jene infektuar ose dhe thjeshte nuk duan ta tregojne pasi kane frike se mos ndihen te paragjykuar, ndaj ne kemi nje protokoll shume te sigurte per ato qe quhen cross infection ose ndryshe e thene infektimet qe mund te trasferohen nga nj pacient ne tjetrin apo dhe midis pacientve dhe stafit. Ndihuni e sigurte nga ky aspekt pasi as ju dhe as pacientet e tjere nuk rezikojne aspak.

11 - Kam nje dhemb me infeksion, te pakten keshtu me ka thene dentisti im. Jam lodhur duke shkuar te dentisti duke me vene here pas here nje ilac qe sipas tij do me kuroje infeksionin. Ne cdo takim bej grafi qe me sa kam informacion rrezet e grafise demtojne shendit tim . Keni ndonje metode qe e lufton infeksionin dhe une te mos bej kaq shpesh grafi?   

Kuptoj problemin tuaj te kohes dhe me duket mese I drejte. Fakti qe nje dhemb mjekohet disa here kur eshte I infektuar eshte tashme nje koncept I superuar. Ne aplikojme sigle visit, pra dhembi I infektuar hapet dhe mbyllet brenda nje seance pa qene te nevojshme seancat e ndermjetme te mjekimit. Kete e arrijme fale teknologjise se perdorur per sterilizimin sa me te mire te dhembit ne nje kohe shume te shkurter si dhe aparaturave elektronike matese apo sistemeve te vezhgimit brenda kanalit te dhembit me ane te mikroskopit operator.

Per sa I perket rezatimit, sot dita protokollet afirmojne qe duhen bere rreth 3 grafi intraorale per dhembin qe trajtohet (para, gjate dhe ne fund te punes) me nje kohe ekspozimi shume minimale pasi grafite modern jane dixhitale dhe me shume pak rezatim aq sa nuk ndikojne aspak ne mireqenien e pacientit. E thene kjo, nuk duhet te preokupoheni aspak per rezatimin pasi gjithcka eshte mese e kontrolluar.