Artikuj

Heqja e nervit ose Devitalizimi: çfarë është dhe si bëhet?

Heqja e nervit ose Devitalizimi: çfarë është dhe si bëhet?
Devitalizimi është një procedurë kirurgjikale përmes së cilës është i mundur riparimi i dhëmbëve të dëmtuar nga kariesi apo traumat që kanë dëmtuar seriozisht nervin e dhembit (pulpën dentare).

Ky operacion ju lejon të ruani dhëmbin pa e hequr atë.

Si bëhet devitalizimi?

Ndërhyrja kryhet në një seancë të vetme.
Vendosur të vazhdohet me heqjen e nervit vetëm pasi konsultohet një radiografi.
Fazat e ndërhyrjes janë:

1. Kryhet anestezia lokale
2. Pozicionohet diga e gomës (mbulesa prej lateksi që mbron dhe izolon dhëmbin që do të punohet nga dhëmbët e tjerë)
3. Kurora e dhëmbit shpohet deri sa arrin në dhomën ku qëndron nervi (pulpa dentare)
4. Me anë të një pajisje speciale bëhet matja e gjatësisë së kanalit me qëllim që mbushja përfundimtare mos jetë as më e shkurtër dhe as më e gjatë se vetë kanali i rrënjës
5. Pulpa dentare dhe mbetjet bakteriale hiqen me anë të instrumentave speciale prej nikel-titaniumi
6. Kanali i rrënjës dezinfektohet me dizifektant të ngrohte
7. Kanali rrënjës mbushet me një material të quajtur guttaperka, një rrëshirë natyrore që nuk lejon depërtimin e baktereve brënda dhëmbit
8. Kontroll me radiografi për tu siguruar që mbushja vulos tërë gjatësinë e kanalit.
9. Mbushet kurora e dhëmbit me kompozit duke i rikthyer atij funksionin dhe estetiken.
10. Vlerësohet nqs dhëmbi ka nevojë për përforcuar me një kurorë qeramike (këllëf porcelani). Kjo me qëllim që në të ardhmen ky dhëmb mos frakturohet (thyhet)
Një dhëmb i devitalizuar është më i brishtë se një dhëmb "i gjallë", ose më mirë, me pulpë (nerv).

Devitalizim apo ekstraksion (heqje nervi apo heqje dhëmbi?

Devitalizimi është ideal për të shmangur heqjen e një dhëmbi të sëmurë.
Kariesi, si dhe traumat serioze, mund të komprometojnë në mënyrë të parevokueshme shëndetin e dhëmbit.
Në këto raste, dhimbja është e pamëshirshme dhe shtohet në kohë nqs do konsumoni ushqime shumë të nxehta ose shumë të ftohta ose edhe thjeshtë duke prekur dhëmbin me gjuhë.
Këto simptoma e nxisin pacientin të kërkojë një konsultim me dentistin i cili do të propozojë devitalizimin e dhëmbëve në mënyre që mos ekstraktohet (hiqet).
Kjo procedurë ka avantazhe të shumta:
• Ruan dhëmbin
• Ndërhyrje pothuajse pa dhimbje
• Kuron infeksionin
• Të ndalon dhimbjen

A është devitalizimi i dhimbshëm?

Megjithëse devitalizimi është praktikisht një procedurë pa dhimbje, shumica dërrmuese e pacientëve vazhdojnë të jenë të terrorizuar.
Informacioni paraprak rreth procedurës është shumë i dobishëm për të lehtësuar ankthet dhe tensionet që pushtojnë pacientin para ndërhyrjes.

A është devitalizimi i rrezikshëm?


Devitalizimi gjithashtu mund të përfshijë disa rreziqe, si çdo procedurë kirurgjikale.
Kjo procedurë duhet të kryhet nga dentistët të specializuar në endodonci (specializim dentar që merret me diagnostikimin dhe trajtimin e infeksioneve ose traumën e nervit (pulpës) të dhëmbit).

Rreziqet mund të jenë:

• Dhëmbi mund të bjerë nëse devitalizimi bëhet gabim
• Dhëmbi mund të dëmtohet nëse nuk përforcohet me kurorë artificiale (këllëf porcelani) nga ushqime të forta
• Hipersensitivitet (ndjeshmëri e shtuar) i mundshëm brenda 3 javëve pas trajtimit
• Ndryshimi i mundshëm i ngjyrës së dhëmbit 
• Në rast të devitalizimit të bërë keq, është i nevojshëm përdororimi i metodave pak më invazive si apikotomia ose ekstraksioni (heqja) e dhëmbit

Në shumicën e pacientëve, devitalizimi ka një shkallë të lartë suksesi dhe rreziku i komplikimeve është jashtëzakonisht i ulët.

Për më tepër, ndryshe nga e kaluara, përsosja e teknikave dhe materialeve per devitalizim garanton një procedurë pa dhimbje.

Nëse dhimbja shfaqet kur del anestezia, mund të menaxhohet thjesht me analgjezikë (psh. ibuprofen ose naproxen) si dhe kompresa te ftohta ne faqe afer zonës ku është kuruar dhëmbi. 

Nderhyrja pra devitalizimi mund të kryhet në të gjitha llojet e dhëmbëve, madje edhe ato që kanë kurora artificiale të ngjitura (këllëfë porcelani).

Për të parandaluar devitalizimin, kërkohet një higjienë sistematike dhe korrekte e përditshme orale, e shoqëruar me ndërhyrje profesionale të higjienës dentare çdo 6 ose 12 muaj.