Artikuj

Dhembe artificiale qe duken nga larg qe ngjajne fallco,mishra te skuqura nga urat dentare???Gjithcka e ka nje zgjidhje!!!

Dhembe artificiale qe duken nga larg qe ngjajne fallco,mishra te skuqura nga urat dentare???Gjithcka e ka nje zgjidhje!!!

Sapo dentisti juaj ju sugjeron pёr tё vendosur njё urё dentare juve ju kap paniku, fjala e parё qё thoni ёshtё njё  JOOOO e madhe???

Sapo e coni ndёrmend vendosjen e njё ure dentare ajo cka ju del para syve janё tё gjithё personat qё keni takuar nё jetё ,tё cilёve ju vjen erё e rёndё nga goja , dhёmbёt e tyre duket shumё artificiale , mishrat e dhёmbёve I kanё super tё skuqura ,tё enjtura dhe gati gati tё mavijosura.

Epo ,kur pamje tё tilla ju dalin parasysh keni absolutisht tё drejtё tё thoni JO. Edhe ne do kishim thene JO.

Ju frikёson idea e tё dalurit nё publik me dhembё qё ngjajne si kunja . Mos u shqeteso! Kushdo do e kishte shumё problem tё dilte me njё pamje tё tillё.

Akoma mё tepёr nuk arrini dot tё suportoni faktin qё mishrat e dhembёve nё zonёn e ures kanё njё formё aspak natyrale dhe ura juaj duket 10km larg qё ёshtё dicka fallco.

Nё klinikёn tonё ekziston njё rregull: “Nё klinikё vjen me dhembё dhe del po me  dhembё”

E natyrisht nuk e kemi fjalёn pёr dhembёt e pёrhershёm . Pёr tё gjithё arsyet si mё poshtё nё lojё futen kёllёfёt provizorё.

Dhe lind natyrshёm pyetja : pёrse duhet tё shpenzoj akoma mё shumё para pёr tё vendosur disa kёllёfё tё cilёt pas 2 ose 3 muajve nuk do ti mbaj mё nё gojё????

Nё anё mjekёsore dhe teknike ju nuk mund te dilni nga klinika dentare me dhembёt nё formёn e kunjёs dhe ka disa arsye pse nuk duhet :

  • Ruajtja e estetikës dentare : kurorat provizore I mundёsojne pacientit veçanërisht për dhëmbët e përparëm njё jetё sociale tё rehatshme , pacienti mund tё komunikojё ,tё flasё ,tё buzeqesh pa frikё.
  • Kurorat provizore luajnё njё rol specific nё pёrcaktimin e estetikёs pёrfundimtare.Ato mund tё ndryshojnё formёn dhe ngjyrёn sa herё qё dentisti apo vetё pacienti nuk e pelqёn atё nё dallim nga dhembёt definitive tё cilёt nuk tё ofrojnё kёtё mundёsi.Pacienti gjatё kohes qё lihet me kёllёf provizorё merr kohёn e mjaftueshme pёr tё bёrё ndryshimet estetike. Sepse nё fund tё fundit tё gjithe e kemi nga nje vjerrё,kunatё apo motёr qё nuk do na I pelqejё dhembёt J 
  • Duke lёnё mёnjanё estetikёn kёllёfёt provizore luajnё njё rol definitiv pёrsa I pёrket ruajtjes sё funksionalitetit dhe mbrojtjes sё dhembit . Me anё tё tyre pacienti mund tё kryjё rehat funksionet pёr tё cilen dhembёt sherbejnё ,atё tё pёrtypjes sё ushqimit . Gjithashtu luajnё njё rol mbrojtёs duke mos e lejuar qё dhembi i gёrryer tё thyhet apo tё prishet , tё mos jetё nё kontakt me pёshtymёn e cila pёr fatin tonё tё keq ёshtё njё depozitё e madhe bakteriale.
  • Njё rёndёsi tё vecantё I kushtohet vёmendje dhe formimit tё mishrave tё dhembёve.Gjatё kohёs qё ata qёndrojnё nё gojё kanё aftesinё tё stimulojnё dhe tё formojnё mishrat e dhembёve nё formёn e tyre natyrale sikurse shtrihen nё njё dhemb natyral. 

    Ilustimi nё fotot si mё poshtё :

Gjendja fillestare   

      Vendosja e dhembeve provizore ne nofullen e siperme (qe ne kete faze duket ndryshimi i formes se mishrave te dhembeve ne estetike)  

Vendosja e dhembeve provizore ne nofullen e poshtme,dukshem vihet re nje ngjyre natyrale e mishrave te dhembeve te nofulles se siperme qe tregojne per nje gingive te shendoshe

Dhembet definitive,ne saje te bashkepunimit mjek-pacient u be e mundur zgjedhja e ngjyres sipas tipareve te fytyres si ngjyra,forma u be e mundur qe pamja e dhembeve te paraqitej sa me natyrale.                           

                                                                                                                              Po pёr cfarё ёshtё I rёndёsishёm formimi I mishrave tё dhembёve ???

Rikthehemi sёrisht tek estetika : nje gingivё e formuar bёn tё mundur qё urat e vendosura tё mos kenё dallim nga dhembёt natyrale
  • Njё gingive e formuar siguron jetёgjatёsi tё urёs 15-20vjet
  • Njё gingive e formuar nuk lejon ngecjen e ushqimeve nё urё
  • Njё gingive e formuar ju mundёson njё higjenё vetjake sa mё tё mirё tё mundshme

Ndaj ,pacientё tё dashur na lejoni t’ju themi : Nuk ka ASGJЁ qё nuk shkon me vendosjen e njё ure dentare .Kini pak durim , nje urё e bёrё sic duhet kёrkon kohёn e saj.

Njё urё duhet tё jetё e bёrё ashtu sic duhet , duke ndjekur tё gjitha protokollet bashkёkohore tё bazuara nё studime shkencore ,njё kujdes tё vecantё nga pacienti , bashkёpunim dhe mirёkuptim mjek-pacient.